Aksident i rëndë në Krujë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë pasagjerja

Një 77-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë. Policia bën me dije se shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *