Aksident i rëndë në Elbasan/ Një person ndërron jetë, plagosen tre të tjerë

Aksident i rëndë në Elbasan, ku për pasojë një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit të Elbasanit.

Policia është njoftuar se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar dhe bilancin e rëndë.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe autoambulanca.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *