Aksident i rëndë në Durrës/ I riu përplas me makinë 33-vjeçaren

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Durrës. Një 22-vjeçar ka aksidentuar një 33-vjeçare. Sipas raportimeve nga vendngjarja, i riu teksa drejtonte mjetin tip “Smart”, përplasi shtetasen K. B. E cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Me datë 29.10.2021, rreth orës 15:20, në lagjen Nr.13 Durrës, mjeti tip “Smart” me drejtues shtetasin B. D., 22 vjeç, ka aksidentuar shtetasen K. B., 33 vjeçe, e cila ishte duke qarkulluar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes shtetasja K. B, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave te aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *