Aksident i katërfishtë në Tiranë, 3 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.  Në rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur katër automjete.

Sakaq, për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *