Aksident automobilistik në Burrel/ Automjeti përplas për vdekje këmbësorin në qendër të qytetit  

Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori ka ndodhur sot në Burrel ku një person ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas mediave, mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.

Viktimë e aksidentit ka mbetur 55-vjeçari A. Ruka, i cili ndërroi jetë në spitalin e Burrelit. Policia ndërkohë bëri shoqërimin e drejtuesit të mjetit në komisariat.

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të punuar mbi zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *