Polici që vrau George Floyd, kërkon një gjyq të ri

Avokati i ish-agjentit të policisë së Minneapolis, i cili u dënua për vrasjen e 46-vjeçarit me ngjyrë George Floyd, kërkon një gjyq të ri. Në kërkesën që ai ka paraqitur lexohet se Derek Chauvin nuk i është dhënë e drejta e një procesi të rregullt.

Në apel thuhet se Chauvin nuk mund të kishte një gjykim të drejtë, për shkak të asaj që ndodhi më parë me demonstratat dhe protestat e drejtuara nga lëvizja Black Lives Matter.

Gjykata akuzohet për një sjellje të papërshtatshme të jurisë, se ka dënuar ish-agjentin duke abuzuar me informacionet e saj në disa pika, në veçanti ka mohuar kërkesën për një ndryshim të vendit të gjykimit, i cili u mbajt në Minneapolis, qyteti ku u vra Floyd.

Ish-polici i bardhë, Derek Chauvin, u shpall fajtor muajin e kaluar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd më 25 maj të vitit të kaluar. Provat në gjyq treguan se Chauvin mbajti gjurin në qafën e Floydit për 9 minuta e gjysmë, ndërsa afrikano-amerikani po thoshte se nuk mund të merrte frymë dhe më vonë nuk po lëvizte.

Dënimi për Chauvin pritet në disa javë dhe ish-agjenti i dënuar për të tre akuzat e vrasjes, përballet me 40 vjet burg. Më 23 gusht, gjyqi i tre ish-agjentëve të tjerë që ishin me Chauvin dhe të akuzuar për ndihmë do të fillojë.

Burimi i lajmit: Ansa. Përshtati: Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *