Afera tek koncesioni i Shëndetësisë/ PL: Taksat po shpërdorohen! Shërbimi nuk është dhënë, lekët përfundojnë në xhepat e Ramës

Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe koncenisoneve të shëndetësisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi shkruan se këto afera po ‘gllabërojnë’ lekët e qytetarëve, duke përfunduar në xhepat e qeverisë.

Sakaq shton se dëmi prej 2 milion euro nga koncesioni i hemodializës është një abuzim me taksat e shqiptarëve, pasi shërbimi nuk është kryer.

Postimi i plotë:

Njësoj si afera e inceneratorëve edhe koncensionet e shëndetësisë vetëm gllabërojnë lekët e shqiptarëve, që përfundojnë në xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve pranë tij.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin më të fundit, konstaton se në vitin 2021, për koncensionin e hemodializës dhe nga mosunifikimi i faturave janë paguar 2 milion euro nga Buxheti i Shtetit, për shërbime që nuk janë kryer kurrë.

Ky abuzim skandaloz me taksat e shqiptarëve për një shërbim të padhënë vihet në dukje nga KLSH për të disatin vit radhazi.

Në një vend ku drejtësia nuk do të ishte nën kontrollin e Kryeministrit, zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë duhet të ishin në burg për abuzim flagrant me fonde publike në favor të kompanive të lidhura direkt me Edi Ramën.

Shëndetësia është sot më keq se kurrë sepse koncensionet dhe PPP-të u ideuan nga Edi Rama si mjet për zhvatjen e shqiptarëve.

Në vend të investonin për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve, që të mos iknin masivisht nga Shqipëria, si dhe t’u siguronin shqiptarëve një shërbim shëndetësor dinjitoz, me kosto të ulta dhe me standarde, Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqja vendosën t’u japin miliona euro klientëve të Qeverisë, për të mbushur së bashku xhepat e tyre.

Partia e Lirisë është e vendosur të anulojë koncensionet korruptive dhe që çdo pasuri dhe qindarkë të grabitur nga Edi Rama dhe ministrat e tij t’u kthehet shqiptarëve!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *