Afera me portin e Durrësit, Berisha: Rama kërkon ta kthejë në Dubanin e familjes, pasojat janë të rënda

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aferën e portit të Durrësit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha shkruan se kjo aferë është shumë e rëndë dhe se kryeministri Edi Rama kërkon t’i ‘rrëmbejë shqiptarëve rreth 1 mln tokë.

Sakaq shtoi se ky investim do të kthehet në një Dubai për Ramën dhe familjen e tij, ku pas kësaj afere të madhe qëndron kryeministri serb Aleksandër Vuçiç.

“Porti i Durrësit i cili në shekuj i ka dhënë Shqipërisë rolin më të rëndësishëm në rajon. Përcaktohet nga Komisioni i Transportit të BE së bashku me portin e Tivarit si njëri nga dy portet të rëndësisë strategjike për BE. Edi Rama pa asnjë konsultë me qyttarët e Durrësit dhe asnjë tjetër përveç xhepit të tij po e shndërron portin në Dubajin e familjes së tij. Afera e Durrësit është më gjigandja në Europë. Informoj shqiptarët se nga ky vendim korruptiv, anti-ligjor i Ramës, kompania përvetëson mbi 1 mln tokë për ndërtime baras kjo me 3 mld euro. Në këtë aferë me pasoja të rënda strategjike për vendin, që synojnë defaktorizim. Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit investimin në 2 mln euro në atë që quhet marinë turistike. Njeriu që kërkon të investojë përvetëson 20 mln euro, ku pas tij qëndrojnë Vuçic dhe Rama. Dëmi është i pallogaritshëm”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *