Afera CEZ-DIA, avokati paralajmëron Metën: Po ngjite shkallët e SPAK, ta kanë qëndisur dosjen

Thirrja e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SPAK për çështjen CEZ-DIA ka sjellë diskutime të shumta lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme ka mbi zyrtarë të lartë të politikës.

I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’, avokati Saimir Visha tha se fakti që Meta është pyetur në SPAK për tre orë, do të thotë se për të tashmë ka një dosje hetimi. Më tej ai shtoi se shqetësuese mbetet rrjedhja e informacionit sepse ministrat para se të nisin procedurat e hetimit për ta, marrin informacione dhe japin dorëheqje.

“Është shumë e rëndë të shkosh në SPAK, qoftë Meta, qoftë Rama apo një zyrtar tjetër. Vetë SPAK ka një procedurë të caktuar. Po u ngjite atje ata ta kanë qëndisur dosjen. Por mënyra sesi të pyesin si dëshmitar, kjo është sekret. Ajo që mua më shqetëeson është rrjedhja e informacionit. Para se të fillojë procedimi për një ministër i shkon fjala dhe ata japin dorëheqje. Dhënia e dorëheqjes do të thotë se të ka ardhur sinjali”, tha Vishaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *