Açka në Kuvend: Diktaturë! U sabotua dëgjesa për dekomunistizimin, punonjësit e IT-së…

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, gjatë fjalës së saj në seancë, është shprehur se gjatë ditës së hënë në Kuvend u ndërpre transmetimi për publikun, kur po diskutohej mbi temën e dekomunistizimit.

Sipas saj, më e keqja ishte se pjesë e censurës u detyruan të bëheshin edhe punonjësit e IT-së. Açka shtoi se diktatura është më pranë se kurrë dhe është ulur këmbëkryq në mesin e qytetarëve.

“Të hënën në të dyja sallat e mëdha të Kuvendit të Shqipërisë, salla që përdoren kur të ftuarit nuk i nxënë dhomat e ngushta të komisioneve, u fikën audioja dhe videoja, pra transmetimi i drejtpërdrejtë për publikun. Pra, u sabotua hapur dëgjesa e planifikuar ditë me parë me të gjithë aktorët e lidhur me temën e dekomunistizimit për diskutimin e projekt-ligjit “Për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, Ekspozimin dhe Ndëshkimin Publik të Regjimit Toptalitar Komunist”, si iniciativë e një grupi deputetësh të Opozitës” – tha Açka.

Pjesë nga fjala e Açkës në Kuvend:

Sic kam vënë re shpesh e më shpesh, zonja Felaj ka njëfarë kënaqësie kur ua ndërpret fjalën deputetëve, dhe më duket sikur lutet mbëmjeve para se të gdhijë dita enjte që të mungoni ju, zonja Nikolla, që ta mund ta shijojë teatrin e saj, shpeshherë të dhunshëm, edhe pse në miniaturën e saj, të një xhelati

Shentëria e fjalës së lirë në këtë Parlament, është shkelur hapur ditën e hënë, më datë 13 mars 2023, dhe kjo më jep të gjithë të drejtën që të them me shpallje se sjellja malinje për pengimin e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik në dëgjesën për cështjet e dekomunistizimit të shoqërisë shqiptare, është vetëm një zgjatim i censurës botërisht të njohur komuniste e natyrës zhdanovianë, për të cilën fola dhe nuk u lashë ta mbaroj në procedurë.

Të hënën në të dyja sallat e mëdha të Kuvendit të Shqipërisë, salla që përdoren kur të ftuarit nuk i nxënë dhomat e ngushta të komisioneve, u fikën audioja dhe videoja, pra transmetimi i drejtpërdrejtë për publikun. Pra, u sabotua hapur dëgjesa e planifikuar ditë me parë me të gjithë aktorët e lidhur me temën e dekomunistizimit për diskutimin e projekt-ligjit “Për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, Ekspozimin dhe Ndëshkimin Publik të Regjimit Toptalitar Komunist”, si iniciativë e një grupi deputetësh të Opozitës.

Por më e keqja, është se u detyruan punonjësit e shërbimit IT të bëheshin pjesë e cënsurës, duke i vënë në një pozitë që të shkaktonte dhimbje për mënyrën se si I përdorim dhe I keqpërdorim. Asnjëra prej sallave nuk funksiononte, kur në fakt sapo ishin përdorur, u përdoren edhe të nesërmen, po përdoren edhe tani drejtpërdrejtë për fjalërinë ë Këshillit të Integrimit, madje vetëm pak minuta pasi të ftuarit ishin larguar, për cudi, u ndreqën. Nëse ndokush ka dyshim në këto që po them le të kërkojë verifikimin e tabulateve të telefonave të punonjësve të shërbimit dhe do të lëxojë edhe se nga kush dhe kur dha urdhëri për cënsurë.

Meqenëse jemi drejtpërdrejt me sinjal edhe nga salla, tregojani tani zotit Oliver Varheleyi krimin e ditës së hënë, edhe pse e keni kusht në progress-raport dekomunistizimin. Thuajani krimin tuaj njeriut që vetë është nën akuzë për shkak të një pëshpërime që është dëgjuar të dalë nga goja e tij nga receprorët ambjentalë në Parlamentin Europian.

Me keqardhje them, nisur nga ngjarja e ditës së hënë, që do të hyjë në turpet e këtij parlamenti: diktatura nuk është shumë afër, por është këmbëkryq këtu, me bekiminj tuaj, me sjelljen tuaj djallëzore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *