Abuzimi në grup i minorenes, jep dorëheqjen Drejtori i Policisë së Kosovës

Pas ngjarjes së rëndë ku 5 persona përdhuan një 11-vjeçare, ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë, drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti,

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, i cili shkruan se ka pranuar dorëheqjen e Drejtorit të Policisë.

Postmi i Sveçlës:

Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës.

Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.

Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.

I kontaktuar nga gazeta Express, Meheti ka theksuar se pas këtij rasti të rëndë të ndodhur në Kosovë, dorëheqja është një akt profesional.

“Pas një rasti kaq të rëndë besoj është akt profesional të jap dorëheqje”, tha Mehmeti për Express.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *