Abuzim seksual në Patos/ 13-vjeçarja denoncon të moshuarin: Më ngacmoi para 1 viti e gjysmë

Një 13-vjeçare ka denoncuar në polici një rast abuzimi që i ka ndodhur një vit më parë.

Policia informon se 13-vjeçarja është shprehur se 63-vjeçari me inicialet F.M e ka ngacmuar seksualisht para 1 viti e gjysëm dhe se kanë nisur hetimet për të moshuarin.

Ende nuk dihen më shumë detaje nga kjo ngjarje e rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në Patos, pasi një shtetase 13-vjeçe kallëzon se para një viti e gjysmë ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *