Abazoviç: Një kompani pranë Gjukanoviç financoi fushatën e mocionit të mosbesimit kundër meje

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, thotë se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së tij nisi 10 ditë pasi kishte marrë detyrën.

Ai tha se gjithçka erdhi pas një operacioni anti-kontrabandë që çoi në kapjen e një sasie të madhe cigaresh që ishin në pronësi të një kompanie, sipas Abazoviçit të lidhur me presidentin malazez, Milo Gjukanoviç.

 

“A e dini kur ka filluar me u rrëzuar qeveria? Jo kur ishte shkruar kontrata me kishën, por 10 ditë pasi kam hyrë në kabinet. Kur kemi bërë një aksion të madh në portin e Tivarit dhe kemi kapur 148 mijë paketa cigare, në treg kishte vlerën mbi 120 milionë euro. Ishin cigare kontrabandë, që janë të konfiskuara prej shtetit dhe do t’i djegim. Çka ka ndodhur? Në atë moment, ajo ka qenë 10-12 ditë pasi ka nisur qeveria e re” tha Abazoviç.

Kush ishte pronari i këtyre?

“Janë disa pronarë. Por pronari është një kompani që e kam përmendur në parlamentin e Malit të Zi, që ka të bëjë me ndërtimin në Mal të Zi, e cila ishte afër Gjukanoviç, edhe financon komplet median dhe fushatën kundër meje për shkak të këtyre gjërave.

Për shkak të këtyre 120 milionë eurove?

“Absolutisht”, tha Abazoviç në Opinion.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *