A ndihmojnë cigaret elektronike në lënien e duhanit? Ja çfarë thotë studimi

Provat e disponueshme nga studimi i kryer nga “Cochrane Library” nënvizojnë se ekziston një nivel i lartë sigurie për efektivitetin e cigareve elektronike në lënien e duhanit, kundrejt terapisë zëvendësuese me nikotinë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se përdorimi i cigareve elektronike ka bërë të mundur uljen e shitjes së cigareve tradicionale shumë më shpejt se në të kaluarën.

Cigaret elektronike nuk janë produkte me zero risk, por sasia e provave deri më tani tregon se ato janë sigurisht më pak të rrezikshme se cigaret tradicionale, duke pasur parasysh se aerosoli i tyre përmban nivele të substancave të dëmshme ose potencialisht të dëmshme deri në 95% më pak se tymi i cigares.

Duhet theksuar se cigaret elektronike nuk janë të njëjta me produktet që përdorin teknologjinë e ngrohjes. Këto pajisje të kontrolluara dhe sofistikuara përdorin teknologjinë e ngrohjes dhe jo asaj me djegie duke shmangur ndezjen e zjarrit, krijimin e hirit apo tymit. Në këtë mënyrë gjenerohet një mbetje aerosoli e cila përbëhet nga një sasi shumë më e ulët e kimikateve të dëmshme, duke reduktuar riskun e ekspozimit ndaj substanace të dëmshme siç është katrani.

Ndërsa cigaret elektronike mund të përbëjnë rrezik për varësinë ndaj nikotinës për disa të rinj, tek duhanpirësit e rriturit tashmë të varur nga cigaret tradicionale, ato shërbejnë gjithashtu si një alternativë e rëndësishme dhe më pak e rrezikshme.

Natyrisht, cigaret elektronike nuk janë zgjidhja përfundimtare për t’i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga pirja e cigareve, por ato mund të kontribuojnë ndaj këtij qëllimi në shëndetin publik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *