A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike? Artan Hoxha ‘zbulon’ të vërtetën

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se i shumëkërkuari Ervis Martinaj nuk ka kryer kurrë operacione plastike për të ndryshuar pamjen e tij, në mënyrë që të mos njihet.

Komentet Hoxha i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Në shënjestër”, ku ka folur në lidhje me fatin e Martinajt. Kujtojmë se më herët është hedhur shumë ideja që Martinaj mund të ketë kryer operacione plastike dhe lajmi qarkulloi në disa media.

Ai ironizoi përpjekjet e policisë për të gjetur Martinajn, duke thënë “kanë për ta gjetur”. Hoxha shtoi se Martinaj është përballur me një ngjarje që ka sjellë pasoja të rënda për të.

“Fati i pafat i Ervis Martinajt, mua më rezulton se kemi me një ngjarje që ka sjellë pasoja të rënda për të dhe këtu përfundon për mua. Ai nuk ka bërë ndërhyrje plastike dhe të ketë kaluar në një nivel shoëbizi. Çështja është se si ka ndodhur ngjarja. Këta kërkojnë edhe Jan Prengën, edhe Talo Çelën, për t’i “gjetur” i kanë”, tha Hoxha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *