A do të jetë Fredi Beleri në fletën e votimit? Reagon KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas arrestimit të Fredi Belerit për akuzën e blerjeve të votave, ka sqaruar se emri i tij do të vijojë të jetë në fletën e votimit.

“Në përgjigje të interesit të përfaqësuesve të medias mbi ndalimin/arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Petro Beleri, mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se në kuptim të Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”, ai vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij mbetet në fletën e votimit”, shkruan KQZ.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *