A do takoheni me Berishën? Alibeaj i ‘shmanget’ pyetjes: Për mua kanë rëndësi demokratët!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duket se nuk do të ketë kontakte me ish-kryeministrin Sali Berisha për daljen me kandidatë të vetëm në zgjedhjet e 14 majit.

Pavarësisht se ai i ftoi edhe kandidatët e “Primareve” të garojnë nën logon e PD-së, Alibeaj iu shmang pyetjes nëse do të takohet me Berishën për bashkëpunim.

Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se gjëja më e rëndësishme janë zgjedhjet dhe qytetarët shqiptarë.

Pyetje: A do e takoni zotin Berisha për një bashkëpunim?

Alibeaj: Për mua është i rëndësishëm qytetari shqiptar, janë demokratët, janë zgjedhjet. Atje jemi fokusuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *