A do Brukseli dhe Uashingtoni ri-shtyrjen e masave të reciprocitetit në Kosovë?

Shtyrja e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit e Serbisë që hyjnë apo dalin nga territori i Kosovës, për një periudhë prej 60 deri në 90 ditë, është alternativa më e dëshirueshme për bashkësinë ndërkombëtare. .

Kështu bëjnë të ditur disa burime diplomatike për Radion Evropa e Lirë (RSE), duke shpjeguar se kjo është mënyra për të shmangur tensionet e reja në rrugën Prishtinë-Beograd, si ato që shpërthyen më 31 korrik.

Njëkohësisht, siç iu tha RSE-së, sipas skenarit të dëshiruar, në të njëjtën periudhë edhe Serbia do të hiqte dorë nga lëshimi i dokumenteve të tilla për qytetarët e Kosovës.

Gjegjësisht, siç sqarojnë këto burime, qëllimi është që t’u sigurohet një periudhë kohore qytetarëve të Kosovës që jetojnë në katër komuna në veri, të cilët nuk kanë dokumente të Kosovës, që të marrin dokumente të tilla. Kjo do t’i përjashtonte ata nga zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për dokumentet e daljes/hyrjes, që ka të bëjë me qytetarët e Serbisë.

Shumica e serbëve në Kosovë kanë vetëm dokumente të lëshuara nga autoritetet serbe dhe nuk posedojnë dokumentacion kosovar. Në atë situatë, kur serbët e Kosovës, kryesisht nga veriu, nuk mund të dëshmojnë me dokumentacion se jetojnë në Kosovë, me vendim të Qeverisë duhet t’u lëshohen dokumentet adekuate hyrëse/dalëse.

Shtyrja e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit e Serbisë që hyjnë apo dalin nga territori i Kosovës, për një periudhë prej 60 deri në 90 ditë, është alternativa më e dëshirueshme për bashkësinë ndërkombëtare. .

Kështu bëjnë të ditur disa burime diplomatike për Radion Evropa e Lirë (RSE), duke shpjeguar se kjo është mënyra për të shmangur tensionet e reja në rrugën Prishtinë-Beograd, si ato që shpërthyen më 31 korrik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *