FOTO/ Sot, 77 vite nga çlirimi i Tiranës prej pushtuesve nazistë. Si e shtyu me dy ditë një gjerman i vetëm datën e marrjes së kryeqytetit  

Ai kishte zënë një pozicion të fortifikuar mirë, kishte municione me bollëk për mitralozin e tij “MG 42”, lëvizshmëri 360 gradë falë kupolës së një tanku gjerman “Panzer II” të modifikuar të beton, si dhe një zemër të kalitur për të qenë një ushtar “SS” në lartësinë që i kërkonte detyra.

Por ndodhi që njësitë nisën të tërhiqen nga Tirana që po sulmohej nga forcat partizane nga të katra anët dhe nga aleatët nga ajri, dhe si për dreq shokët e harruan ushtarin “SS” 24-vjeçar në bunkerin e tij luftarak.

257813560 435612501267324 156332378002994855 N

Por ai deri në plumbin e fundit arriti në mbajë për 48 orë të pakapshëm qendrën e kryeqytetit dhe Bankën e Shqipërisë, duke bërë që njësitë partizane të prisnin deri sa t’i mbaronin municionet.

Por kur me forca të shumta e sulmuan fortinon e vetme të mbetur aktive të sheshit “Skënderbej”, ushtarin e fundit gjerman e gjetën të vetvrarë me një plumb në gojë.

May be an image of outdoors

 

Ishte plumbi i vetëm që i kishte mbetur revolverit të tij tip “Walter” dhe atë duket se e kishte “ruajtur” për vete.

E gjithë kjo ndodhi paraditen e datës 17 nëntor 1944, kur më në fund pas luftimesh të gjata dhe të rrepta, me shumë të vrarë dhe të plagosur, por dhe me shkatërrime pafund, forcat partizane arritën të konsiderojnë të çliruar kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

May be an image of outdoors

Si nisën aksionet luftarake

Kishte të paktën 2 muaj që luftimet vazhdonin pa reshtur, por fillimisht sulmohej nga periferitë dhe kodrat rreth e rrotull kryeqytetit, dhe brigadat partizane herë përparonin dhe herë tërhiqeshin, pasi gjermanët mbanin pozicione të fortifikuara.

Forcat e brigadave që luftonin në kryeqytet i vazhduan pandërprerë sulmet e tyre për asgjësimin e armikut të rrethuar dhe në mëngjesin e 16 nëntorit pasi u dha urdhëri që qendra “të merrej me çdo kusht”, ata u hodhën në sulmin përfundimtar për çlirimin e Tiranës. Si rrjedhojë forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve, Sahatin, Teatrin, etj.

Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit.

Armiku qëndronte me egërsi në ndërtesat e Ministrive, të Bankës, te Bashkia dhe tek hotel “London” (ku është ndërtuar Muzeu Historik Kombëtar). Luftimet vijuan shumë të ashpra gjatë gjithë ditës. Natën, duke u gdhirë 17 nëntori, komanda gjermane nuk shikonte më asnjë mundësi rikthimi në Tiranë. Ndërkohë që ishin krijuar të gjitha kushtet për të asgjësuar ose për të kapur rob këto forca, gjermanët, duke përfituar nga errësira e natës, dolën nga rrethimi dhe u grumbulluan në fushën e Aviacionit që në datën 15 nëntor dhe që aty nisën largimin pjesë-pjesë drejt Shkodrës.

Çlirimi i Tiranës 75 vite më parë, fotot e rralla të kryeqytetit (FOTO) -  Hapur

Që nga fusha e Laprakës forcat e fundit gjermane, pasi u organizuan për marshim, lëvizën drejt Vorës për në Shkodër. Forcat e fundit gjermane që u tërhoqën nga Tirana u goditën në rrugën Tiranë- Vorë- Laç.

Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditësh e netësh luftime të ashpra e të pandërprera, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua. Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së, për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme.

17 Nëntori, Çlirimi i Tiranës 1944 | Tirana Pit Stop

Krimet e luftës nga forcat e UNÇSH-së

Edhe gjatë luftës për çlirimin e Tiranës, partizanët vazhdonin politikën e ekzekutimit të robërve të luftës dhe ushtarëve të plagosur që ishin dorëzuar, që përbënte një shkelje të Konventës së Gjenevës, dhe akt krimesh lufte.

“Politika e UNÇSH ndaj gjermanëve të plagosur ishte të mos kishte të tillë. Kështu shumica e gjermanëve që u gjetën të plagosur u vranë pamëshirshëm, pa një pa dy.

17 nëntori, fotot e rralla nga çlirimi i Tiranës 75 vite më parë | Gazeta  DITA

Burimi thotë se, nuk ka parë të jetojë ndonjë gjerman i plagosur. Shumë pak robër u mbajtën nga UNÇSH”. Që para fillimit të sulmit final me datën 11 nëntor, së paku 125 gjermanë u dorëzuan në duart e misionit amerikan në rrethinat e Tiranës dhe më pas iu kaluan partizanëve. Fati i tyre mbrapa asnjëherë nuk u mor vesh.

Raportet britanike dhe amerikane të kohës tregojnë për vrasjen e qindra gjermanëve që u gjetën të plagosur nga partizanët, në Spitalin Ushtarak në Tiranë, gjë që përbën një krim lufte e që ende dhe sot mbetet një krim i padënuar dhe i pandëshkuar.

Imazhe nga Çlirimi i Tiranës – Gazeta Impakt

Fundi i luftës për Tiranën

Çlirimi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike e ushtarake. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, i shkaktoi humbje të mëdha, e vonoi tërheqjen e forcave gjermane. Njësitë e Korparmatës I, realizuan me sukses detyrën që u ngarkoi Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH.

Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve.

17 Nëntori, Çlirimi i Tiranës 1944 | Tirana Pit Stop

Të dhëna:

Hapësira e operacionit – 4000 km2

Kohëzgjatja – 2 muaj, 19 ditë radhazi për çlirimin e kryeqytetit.

Të rënë – 127 veta

Të plagosur – 290 veta

Humbjet e armikut

3000 të vrarë dhe shumë të plagosur,

300 robër,

25 topa,

4 tanke,

100 mitralozë,

200 automjete,

250 karro me materiale të ndryshme, etj.

Armiku nuk zbatoi dot planin e tij për shkatërrimin e Tiranës. Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e popullit, nga të moshuarit e deri te fëmijët, ishte e ma­dhe, në forma e mënyra të ndryshme. Për realizimin e drejtimit të operacio­nit, përdorim të gjerë gjeti ndërlidhja me radio, si dhe mënyrat e tjera, si takimet me shtabet vartëse, me lajmëtarë etj.

Ushtria gjermane: Shqipëria u çlirua më 29 Nëntor 1944 - Dossier

Nëpërmjet kësaj veprim­tarie drejtuese u arrit që të ndihmohen drejtpërdrejt e në kohë shtabet e instancave vartëse, të cilat morën dhe zbatuan masa të efektshme, veça­nërisht për njohjen e armikut, organizimin e luftimit, manovrimin e for­cave, drejtimin e tyre etj.

Në mënyrë krijuese u zbatua parimi i manovrimit dhe i përqendri­mit të forcave që erdhi duke u rritur shkallë-shkallë, të cilat në fazën përfundimtare arritën në 11 brigada, çka siguroi vijimësinë e pandërpre­rë të operacionit deri në fitore. Drejt u përcaktuan sektorët dhe pikat më nevralgjike të sistemit të mbrojtjes armike, nga asgjësimi i të cilave u bë e mundur ecuria dhe fitorja e operacionit.

17 Nëntori, Çlirimi i Tiranës 1944 | Tirana Pit Stop

/Burimi: Misioni Amerikan në Shqipëri/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *