‘Ka probleme mentale’, Granit Cana sqaron deklaratën në lidhje me Fifin

Graniti dhe Fifi në një kohë shumë të shkurtër u kthyen në personazhet më të komentuar brenda dhe jashtë shtëpisë së BBV.

Në një kohë shumë të shkurtër Fifi shprehu hapur pëlqimin për Graniti, por ky i fundit i preu shpresat duke thënë që e shikon vetëm si një shoqe të mirë.

Gjatë spektaklit të së martës, Graniti u shpreh hapur se sakrifikoi lojën e tij për t’i qëndruar afër një personi që ka thënë se ka probleme mentale.

“Graniti është kritikuar, por ai zgjodhi t’i qëndronte afër një personi që ka thënë se ka probleme mentale, ku edhe e kemi parë që asaj i ka dalur gjak nga hundët dhe goja”, ka thënë Graniti gjatë emisionit.

Pas kësaj deklarate të tij që u kritikua shumë nga fansat e këngëtares, ai ka reaguar se ka qenë vetë Fifi ajo që e ka pranuar se kishte probleme me shëndetin mendor.

SQARIM: Nuk ishte dekalarata ime ajo që “ka pas probleme me shëndetin mental në të kaluarën”, ajo ishte deklarata e vetë Fifi-t që na e rrëfeu sa ishim aty brenda sepse unë se kam njohur më herët. Gjithsesi unë do vazhdoj t’bëj tifo për të”, shkruan Graniti në një postim në Instastory.

 /Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *