FOTO/ Të mbështetur në mur dhe me tabelë…Nga Al Capone te Pacino, deri te Escobar-i! Të famshmit e botës që kanë kaluar ditë në qeli

Një seri fotosh të disa prej kriminelëve më të rrezikshëm në botë janë publikuar nga policia. fotot nga departamentet e ndryshme të policisë janë përmirësuar në mënyrë dixhitale duke shtuar ngjyra në çdo piksel të imazhit dhe duke përdorur kërkime intensive për të përshtatur tonet e lëkurës, flokëve dhe rrobave të tyre.

Fotografi Jason Baker, 40 vjeç, përdori imazhe origjinale të emrave të profilit të lartë si legjenda e muzikës David Boëie, gangsteri Al Capone dhe aktorja Jane Fonda, ku secilit iu deshën deri në 10 orë për t’u përsosur.

Pablo Escobar, 1977

Colombian drug lord Pablo Escobar gives an eery smile in this mugshot from 1977 after police allegedly found 40lbs of cocaine concealed in a spare tyre

Për një trafikant të njohur droge dhe bos krimi përgjegjës për qindra vrasje, qëndrimi pas hekurave nuk do të ishte një eksperiencë e bukur. Por në këtë foto të vitit 1977, Pablo shihet duke buzëqeshur në foton e shkrepur në stacionin rajonal të Policisë Kombëtare kolumbiane në Medellín.Besohet se lumturia e tij vjen nga fakti se ai e dinte që nuk do të ishte në burg për shumë kohë. Është raportuar se Escobar dhe disa nga njerëzit e tij u arrestuan pasi policia gjeti 18 kg kokainë të fshehur në një gomë rezervë. Por kur erdhi koha për të trajtuar çështjen, ajo u shty disa herë pasi gjyqtarët nuk do ta ‘preknin’ Pablon nga frika e hakmarrjes. Si përfundim, ajo u hodh poshtë dhe Escobar u la i lirë.

Qindra oficerë paguheshin nga karteli i tij për të mbyllur një sy përballë aktiviteteve të tij të ligjshme dhe qeveria kolumbiane e pati shumë të vështirë të ‘rrëzonte’ lordin e drogës. Escobar u vra në dhjetor të vitit 1993 kur zotëronte 80% të kokainës në botë dhe kishte ambicie të drejtonte vendin e tij.

David Bowie, 1976

David Bowie, dressed much like his Thin White Duke character, gives a faint smile while receiving a booking for marijuana possession in Rochester, New York during his 1976 Station To Station tour

Ylli i rock-ut, David Bowie ishte kthyer në hotelin e tij pasi kishte luajtur në një shfaqje mbrëmjen e të shtunës më 20 mars 1976. Disa orë më pas ai u arrestua në suitën e tij nën akuzën për posedim marihuane. Një raport i policisë në atë kohë tha se ata konfiskuan ‘rreth gjysmë kile marihuanë’ nga grupi.

Fotoja e tij nga Departamenti i Policisë së Rochester tregon këngëtarin Ziggy Stardust të veshur me një kostum me tre shirita dhe një këmishë të bardhë të zbërthyer. Bowie, atëherë 28 vjeç, pagoi obligacionet e grupit për t’u kthyer në kohë për koncertin. Ai u deklarua i pafajshëm disa ditë më vonë në gjykatën e qytetit të Rochester.

Pas përfundimit të shfaqjeve në Madison Square Garden, Bowie u kthye në Evropë në fund të marsit të vitit 1976. Në maj të vitit 1976 , akuzat u hodhën poshtë në mënyrë efektive pasi një juri e madhe nuk pranoi të padisë artistin legjendar. Ai nuk u kthye më në Rochester.

Patty Hearst, 1975

Patty Hearst's mugshot was taken at the end of one of the strangest cases in FBI history. She had been kidnapped by and later joined leftist group the Symbionese Liberation Army. When arrested in 1975 she was charged with armed robbery

Aktorja dhe shkrimtarja Patty Hearst është një nga rastet më të çuditshme në historinë e FBI-së. Në vitin 1974, mbesa e botuesit miliarder William Randolph Hearst u rrëmbye nga disa persona, të cilët kërkonin që familja e trashëgimtares të jepte para për të ushqyer të varfërit.

Por në negociata e sipër për ta liruar atë në 1975, Hearst deklaroi në mënyrë dramatike se ajo i ishte bashkuar grupit me vullnetin e saj të lirë. Ajo më vonë mori pjesë në një grabitje bankare në San Francisko me grupin dhe u kap nga një kamera vëzhgimi duke iu bërtitur klientëve gjatë bastisjes.

Më 18 shtator 1975, ajo më në fund u kap dhe u arrestua për grabitje me armë. Hearst u dënua dhe kaloi shtatë vite në burg.

Steve McQueen, 1972

Steve McQueen is pictured giving a cheeky peace-sign hand gesture during his mugshot in Anchorage, Alaska for drunk driving in 1972

Legjenda e filmit Steve McQueen është fotografuar duke bërë një gjest të pafytyrë me shenjën e paqes gjatë fotografimit të tij në Alaskë.
Ai u arrestua teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur.

Al Pacino, 1961

Al Pacino gives a star turn in this glaring photo taken at a Rhode Island police station in 1961 after being arrested for possession of a concealed weapon. The charges were eventually dropped

Jo shumë njerëz duken bukur kur pozojnë në stacionet policore. Por 20-vjeçari Al Pacino duket një yll i vërtetë në Rhode Island në vitin 1961. Ai u arrestua së bashku me dy shokët e tij dhe u akuzua për armëmbajtje pa leje.

Në pamundësi për të përballuar garancinë prej 2000 dollarësh, ata kaluan tre ditë në burg.

Al Capone, 1930

Al Capone is pictured at Miami police station after being charged with vagrancy

Në prill të vitit 1930 ai u arrestua për mbajtjen e armëve vdekjeprurëse dhe ai u akuzua si përgjegjës për dhunën e shkaktuar në masakrën e Ditës së Shën Valentinit.

Ndërkohë, Thesari i SHBA-së kishte zhvilluar prova mbi akuzat për evazion fiskal, për të cilat Al Capone u deklarua fajtor. Gjykatësi në këtë çështje e dënoi atë me 11 vjet burg, nga të cilat ai kreu shtatë, duke përfshirë disa kohë në Alkatraz.

Kushtet e burgut bënë që shëndeti i tij tëu përkeqësohej seriozisht dhe pas lirimit ai u zhvendos në Palm Island në Florida deri kur humbi jetën në vitin 1947.

Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *