Reforma territoriale/ Berisha: Nuk politikë nuk jam as me Ramën as Alibeajn, e kam të vështirë përballjen në parlament

Kreu i PD, Sali Berisha ka pranuar se e ka të vështirë që të shkojë në parlament, pasi aty i duhet të përballet me kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se Rama është politikan i cili meriton 60 vite burg dhe se protestat do të kërkojnë largimin e tij nga qeveria.

“Në politikë Sali Berisha nuk është as nga Rama as nga kurrkush tjetër, vetëm nga qytetarët.  Ligji do triumfojë. Ne kemi ekspertë shumë të mirë dhe po punojnë për reformën.

Në parlament unë shkoj për respekt dhe me një vështirësi shumë të madhe. Të shkosh dhe të shohësh Ramën që meriton të paktën 60 vite burg është e vështirë, por detyrohem pasi parlamenti është institucion. Protestat do koordinohen me Partinë e Lirinë dhe frontin për të shpëtuar vendin nga rreziku. Ndaj dhe PL shumë normale vendos për protesta, ndaj dhe ne i bëjmë thirrje që t’i bashkohen”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *