“630 mln lekë shtesë për Rrugën e Arbrit”, si “Gjoka Konstruksion” po e çon gropë shtetin

Kompania “Gjoka Konstruksion” e ndërtuesit Rrok Gjoka, ka dështuar me projektin më të madh infrastrukturor të 8 viteve të fundit, “Rrugën e Arbrit”. Prej ditësh, “Priza.al” ka renditur një sërë skandalesh nga “Gjoka Konstruksion”. Duke nisur nga i biri Erind Gjoka i cili ka certifikuar punimet e të atit Rrok Gjoka për “Rrugën e Arbrit”.

Kjo vepër e madhe infrastrukturore është ende larg përfundimit, kjo për shkak të mungesës së eksperiencës të firmës që e ka marrë përsipër. Ndonëse janë hedhur lekë pa fund e janë fryrë tenderat, fundi i kësaj vepre duket se është ende larg, ku dy herë i kanë rënë tunelet.

“Gjoka Konstruksion” i kanë ndodhur dy incidente: në 31 maj të vitit 2019 dhe në 1 qershor të po atij viti. Shembja nuk ka ndodhur për arsye gjeologo-teknike, por për moszbatim të teknikës së avancimit të tuneleve. Pra, koncesioni për ndërtimin e rrugës i është dhënë një kompanie që nuk ka as kapacitetet teknike dhe as përvojë në vepra të tilla.

“Rruga e Arbrit” është një rrugë në ndërtim e sipër, e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni, me një gjatësi prej rreth 75 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Peshkopisë, projekt që parashikohet të përfundojë i gjithi këtë vit. Por në një kohë që qeveria pret që ta inagurojë, kompania “Gjoka Konstruksion” ka abuzuar pa fund me fondet, e madje nuk i ka hyrë një gjëmb në këmbë. Provat dëshmojnë se kompania “Gjoka Konstruksion” po nxjerr gropë shtetin shqiptar, ndonëse “Rruga e Arbrit” ende s’ka përfunduar.

Kujtojmë këtu në 27 dhjetor 2019, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë urdhëroi një pagesë prej 630 milionë lekë në favor të koncesionarit të “Rrugës së Arbrit”. Ky transaksion është vonuar nga Thesari i Shtetit 20 ditë, për tu bërë aktiv dhe i ekzekutueshëm vetëm në datën 17 janar 2020. Kjo është dhënia e tretë për këtë koncesion, i cili deri tani ka marrë nga buxheti i shtetit tre shuma me vlerë totale prej 3 407 483 647 lekë.

Me këtë shumë të majme të përfituar nga Buxheti i Shtetit, shoqëria koncesionare ‘Gjoka 87’, mbetet subjekti me vlerën më të lartë të përfituar nga Thesari i Shtetit, për pagesa të urdhëruara në vitin 2019. Gjoka 87 u krijua në prill 2018 nga shoqëria mëmë “Gjoka Konstruksion”, e cila fitoi kontratën për Koncesionin Përmirësim, Ndërtim, Operim dhe Mirëmbajtje të “Rrugës së Arbërit”. Kompania fillimisht ka shpenzuar para investim privat, siguruar nga një kontratë kredie me një bankë të nivelit të dytë me vlerë 9.5 miliard lekë. Pas përfundimit të disa çështjeve, buxheti i shtetit ka disbursuar pjesë të investimit.

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *