60 orë pa dalë nga zyra, kryetari i Leposaviçit: Policia na sjell ushqim kur ndërron turnet

Kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi ka dhënë një deklaratë për mediat ku është shprehur se e ka ende të paqartë se sa kohë do të qëndrojë brenda zyrës. Ai tha se ka mbi 60 orë që është aty ndërkohë që jashtë serbët kanë organizuar protesta të dhunshme.

Ai tha se po ushqehet si të jetë në hotel, ndërsa tha se policia u sjell ushqimin sa herë që ndërrojnë turnet.

“Kurrë më mirë s’kam qenë. Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë. Unë sonte mund të dal, nesër mund të dal, nuk e kam problem. Ta shohim situatën se si po zhvillohet jashtë e në Prishtinë e pastaj veprojmë. Po hamë bukë si në hotel. Policia na sjell ushqim, kur ndërrohen. Edhe me u la mirë, edhe banjo ka, të gjitha janë. Unë jam në vendin tim”, u shpreh Lulzim Hetemi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *