48-vjeçarit i zhduket gjysma e oborrit pas vërshimeve në Gjermani, shtëpia mbetet buzë humnerës

Rreth 180 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur prej përmbytjeve janë regjistruar deri tani në Gjermani, Belgjikë, Zvicër dhe Holandë. Stuhitë e forta dhe reshjet e shiut bënë që lumenjtë dhe rezervuarët e ujit të shpërthenin nga brigjet e tyre dhe përmbytjet e shpejta i shndërruan rrugët në përrenj të furishëm që merrnin me vete makinat dhe shkatërruan ndërtesat. Ekspertët thonë se një mot i tillë ekstrem dikur ndodhte një herë në një brez, por se në të ardhmen mund të ndodhë më shpesh dhe me më shumë intensitet një shenjë kjo që ndryshimi i klimës po ndikon në jetën tonë.

Por pas katastrofës, diçka e veçantë i ka ndodhur një 48-vjeçari Waldemar Staroszczyk. Parkingu përpara shtëpisë së tij është zhdukur, po ashtu edhe makinat. Vetëm shtëpia qëndron akoma në vendin ku ishte vetëm se me një pamje ndryshe.

Tashmë godina vijon të qëndrojë në buzë të një hendeku 100 metra të thellë, pemë të rrëzuara në zonën Berchtesgadener Land.

/Burimi: BILD/ Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *