46 viktima në aksidentin tragjik në Bullgari, Maqedonia e Veriut shpall tre ditë zie

Qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka shpallur 3 ditë zie për ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 46 persona. Vetëm 7 persona kanë arritur që t’i mbijetojnë aksidentit tragjik.

Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë, në nder të viktimave.

46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kanë ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit si pasojë e një zjarri të rënë në një autobus në pjesën perëndimore të territorit bullgar. Mes 46 viktimave  ishin edhe 12 fëmijë, dy prej të cilëve binjakë. Shtatë persona të cilët “arritën të shpëtonin” nga aksidenti, u dërguan me urgjencë në departamentin e urgjencës të një spitali të Sofjes. Në mesin e tyre janë 2 gra dhe 5 burra të cilët ndodhen në spital në Sofje jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë pësuar djegie në fytyrë dhe në rrugët e frymëmarrjes.

Autobusi ka hyrë përmes pikës kufitare Kapitan Andreevo pak pas orës 21:00, në mesnatë ka ndaluar në një pikë karburanti dhe rreth orës 2.00 ka ndodhur aksidenti tragjik, duke thyer rreth 50 metra mbrojtëse metalike të rrugës dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende, mirëpo janë ngritur disa pista hetimi. Monsfunksionim teknik, një problem shëndetësor që mund të ketë pësuar shoferi që ishte në timon ose përgjumja e tij janë disa nga pistat kryesore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *