41-vjeçari Ibrahimoviç rikthehet në kombëtaren suedeze

Zlatan Ibrahimoviç është ftuar nga kombëtarja e Suedisë. Trajneri Janne Andersson ka konfirmuar se sulmuesi 41-vjeçar i nevojitet ekipit për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 kundër Belgjikës (24 mars) dhe Azerbajxhanit (27 mars).

Suedezi luajti ndeshjen e fundit për ekipin kombëtar në vitin 2022 kundër Polonisë në kualifikueset e Kupës së Botës. Por, më pas ai ka luftuar me një dëmtim afatgjatë të ligamentit që e mbajti jashtë fushës për Milanin. Ibrahimoviç u largua nga futbolli ndërkombëtar pas Euro 2016, por u rikthye në vitin 2021 për kualifikueset e Kupës së Botës.

“Zlatan ka bërë tre ndeshje si zëvendësues me Milanin dhe ndihet në formë të mirë edhe pse ka qenë larg për një kohë të gjatë. Nga kjo perspektivë, unë mendoj se ai mund të kontribuojë. Sidomos në fushë, por edhe jashtë fushës” – tha trajneri Andersson.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *