3 marsi/ Berisha paralajmëron Ballën dhe Ramën: Do keni përgjegjësi personale, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, pas deklaratës që ky i fundit bëri pak më herët në seancën plenare.

Balla tha se pas 3 marsit “nuk do të jeni më kështu, pasi gjykata do të marrë vendimin”.

Sakaq, Berisha i është përgjigjur nga podiumi i protestës, ku tha se Edi Rama dhe Taulant Balla janë përgjegjës për çdo akt armiqësor ndaj PD.

“Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.
Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra.
Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë. Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, për 3 minuta jemi në sallë, asgjë nuk na pengon! 3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin. 3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *