22 Prill, Dita Ndërkombëtare e Tokës

Data 22 Prill njihet si “Dita Ndërkombëtare e Tokës”, e cila shënon një ditë botërore përcaktuar nga Kombet e Bashkuara, në celebrim të mbështetjes dhe mbrojtjes së natyrës dhe jetës në planetin tonë.

Kjo ditë vjen si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë globale, lidhur me sfidat e mirëqenies së planetit dhe të gjithë jetës që ai mbështet, si dhe nënvizon përgjegjësitë kolektive të gjithsecilit prej nesh.

Toka, padyshim është planeti i cili gjithmonë është në proces dhënie ndaj njerëzimit, ndaj “Dita Ndërkombëtare e Tokës”, është një prej 365 ditëve të vitit në të cilën çdo banor i këtij planeti ka më shumë se një arsye për të stopuar dhe konsideruar ndikimin që ka gjurma e tij e karbonit në komunitetin ku jeton dhe në botë në tërësi.

Dita e Tokës festohet çdo 22 prill në më shumë se 175 vende të botës dheme mbi 500 milionë njerëz. Kjo shifër renditet e treta në botë për festimet. Dita e Tokës filloi të përkujtohet që prej vitit 1970.

Zyrtarisht, OKB-ja e themeloi 22 prillin si Dita e Tokës dhe prillin si muaji i Tokës. Kjo ditë festohet në mbarë botën me një shumëllojshmëri aktivitetesh të tilla si pyllëzime, fushata të ndryshme, shfaqje, panaire, etj. Dita e Tokës ka flamurin e vet, i cili është quajtur Flamuri Ekologjik. Flamuri është dizenjuar nga karikaturat e artistit Ron Cobb në vitin 1969 në dy ngjyra, i gjelbër dhe i bardhë.

E bardha nënkupton ajrin e pastër dhe e gjelbra tokën e gjelbër. Flamuri përmban gjithashtu Flamuri Ekologjikshkronjat “E” dhe “O”, që nënkuptojnë “mjedisin” (environment) dhe organizmin (organism).

Duhet të kuptojmë se, dita e Tokës është dita jonë, një ditë për të menduar të gjitha mënyrat e kujdesjes dhe kontributin në ruajtjen e mjedisit.
Për t’u kujdesur për planetin tonë, ne kemi nevojë për çdo orë e çdo ditë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *