20 kg kokainë në makinë/ Ja si ranë në gjurmët e policisë italiane daja dhe nipi shqiptar

Këtë të premte në gjykatën e Fermos do të mbahet seanca gjyqësore ndaj dy shtetasve shqiptarë, dajë e nip, njëri banues në Itali dhe tjetri në Shqipëri, të arrestuar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se të dyve u janë sekuestruar 20 kg kokainë me vlerë rreth një milion euro. Mësohet se lënda narkotike është zbuluar brenda vazove që kishte blerë tregtari shqiptar, klient prej kohësh i një fidanishteje të njohur nga Grottammare.

Karabinierët identifikuan dy shqiptarë të tjerë të cilët ndodheshin pranë furgonit. Ndonëse u kontrolluan shtëpitë e tyre në Ascoli, nuk iu gjetën gjurmë droge. Tregtari, së bashku me nipin e tij, kishin mbërritur në një makinë Volksëagen Polo, së bashku me familjarët, gjithsej katër persona. Të dy, megjithëse kishin blerë bimë të vogla, vendosën t’i vendosnin në vazo më të mëdha. Lëvizjet e çuditshme tradhtuan shqiptarët.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *