13 kg heroinë drejt Italisë, lihen në burg pronari i kompanisë dhe shoferi i mjetit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pronarin e linjës së autobusëve ‘Durrës-Milano’ Mikel Picin dhe Piro Rushin shoferin e autobusit ku u zbuluan 13 kg heroinë në Portin e Durrësit.

Ka qenë prokurori Madrid Kullolli ai që i ka akuzuar për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike Picin dhe shoferin e autobusit Piro Rushi.

Ai i ka kërkuar gjyqtarit të seancës Rexhep Bekteshi arrest me burg pa afat për të dy.

Bekteshi e ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e tyre dhe ka vendosur si masë sigurie atë të arrestit me burg.

Që të dy si në proçesin hetimor paraprak dhe në sallën e gjyqit e kanë mbajtur gojën të kyçur.

Në një moment kur janë pyetur nga gjyqtari për drogën e kapur në autobuz ata kanë deklaruar se ju qëndrojnë deklarimeve të mëparshme. Në këtë moment ndërhyri prokurori Kullolli i cili i tha gjyqtarit se ata nuk kanë deklaruar asgjë deri më tani qëkurse u arrestuan nga policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *