Lavrov për BBC: Rusia nuk ka turp për atë që është

Të enjten, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për BBC tha se gjërat në këtë luftë nuk janë ashtu si duken.

“Ne nuk e pushtuam Ukrainën,” pohoi ai. “Ne shpallëm një operacion të posaçëm ushtarak sepse nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se afrimi i Ukrainës me NATO ishte një akt kriminal.”

Lavror ka përsëritur linjën zyrtare të Kremlinit se kishte nazistë në Ukrainë. Zyrtarët rusë shpesh pretendojnë se ushtria e tyre po “de-nazifizon” vendin. Z. Lavrov shkaktoi bujë kohët e fundit kur u përpoq të justifikonte sharjen naziste në lidhje me presidentin e Ukrainës, i cili është hebre, duke bërë pretendimin qesharak se Adolf Hitleri kishte “gjak hebre”.

Gazetari i BBC Steve Rosenberg i ka cituar kryediplomatit rus një raport zyrtar të Kombeve të Bashkuara për fshatin ukrainas Yahidne, në rajonin Chernihiv, i cili thotë se “360 banorë, përfshirë 74 fëmijë dhe pesë persona me aftësi të kufizuara, u detyruan nga forcat e armatosura ruse të qëndrojnë për 28 ditë në bodrumin e një. … Nuk kishte tualete, ujë… vdiqën 10 të moshuar”.

“A është kjo luftë kundër nazistëve?” e ka pyetur gazetari.

“Është një keqardhje e madhe,” tha zoti Lavrov, “por diplomatët ndërkombëtarë, duke përfshirë Komisionerin e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe përfaqësues të tjerë të OKB-së, po vihen nën presion nga Perëndimi. Dhe shumë shpesh ata janë duke u përdorur për të përforcuar lajmet e rreme të përhapura nga Perëndimi.”

“Rusia nuk është e pastër. Rusia është ajo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi.”

Lavrov, 72 vjeç, ka përfaqësuar Rusinë në skenën ndërkombëtare për 18 vitet e fundit, por sanksionet perëndimore tani janë vendosur ndaj tij dhe vajzës së tij.

SHBA e ka akuzuar atë edhe për përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për pushtimin e Rusisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Gazetari i ka pyetur Lavrov se si e shikonte Britaninë e Madhe tani, dhe ai tha se ajo “po sakrifikonte edhe një herë interesat e popullit të saj për hir të ambicieve politike”.

Rusia ka akuzuar Ukrainën për gjenocid. Megjithatë, në vitin 2021, tetë civilë u vranë në zonat e kontrolluara nga rebelët, sipas “zyrtarëve” të vetëshpallur pro-rusë, dhe shtatë një vit më parë. Ndërsa çdo vdekje ishte një tragjedi, thashë, që nuk përbënte gjenocid.

Por gazetari sërish ka sugjeruar që nëse gjenocidi do të kishte ndodhur me të vërtetë, atëherë separatistët e Luhanskut dhe Donetskut do të ishin të interesuar që ne të shkonim atje. Pse nuk na lanë brenda, e pyeta.

“Nuk e di”, ka thënë Lavrov.   BBC

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *