“120 mijë eurot janë të xhaxhait” Avokati i Alda Klosit: Duhet të kujdeset për dy fëmijë të mitur dhe nënën e verbër

Avokati i Alda Klosit thotë se 400 mijë eurot e gjetura në banesën e pastrueses së Rozeta Dobit, nuk i përkasin ish-zyrtares. Në një deklaratë për mediat, pasi Gjykata pranoi masën ‘arrest me burg’, avokati tha se vetëm 120 mijë euro janë të Alda Klosit. I pyetur se përse Klosi nuk i kishte deklrauar këto para, Muho tha se sipas ligjit kishte kohë deri në mars për ta bërë deklarimin e tyre.

“Këto para janë marrë që na datën 1 nëntor, në fund të tetorit xhaxhi është diagnostikuar me tumor. Për shkak të faktit që ky nuk është i siguruar atje, shpenzimet do mbuloheshin nga familjarët, u gjetën paratë, janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhit, këto para i janë rikthye Aldës dhe familjes së saj me synimin që të transferohen në Amerikë sipas sistemit bankar. Nuk duhej ti deklaronte, e ka detyrim ligjor ta bënte deri në mars të vitit pasardhës” – tha ai.

Sipas avokatit, Ilirjan Muho, Alda Klosi ka në kujdestari 2 fëmijë të mitur dhe duhet të kujdeset për nënën e saj të verbër.

“Alda Klosi ka në kujdestari dy fëmijët e mitur dhe nënën e verbër për të cilën nuk dihet se kush do të kujdeset. Janë deklarime të pavërteta ato që janë thënë. Ajo është e sëmurë nën kontrollin e mjekëve. Nuk pati verifikim, thjeshtë u konstatua gjendja e saj shëndetësore. Prokuroria po kryen veprimet. Në momentin e parë që ka mbërritur në shtëpi ka njoftuar policinë. Ajo ka konstatuar se i mungonin disa sende siç ishin bizhuteritë apo sende të saj personale. Nuk mund të ishte një person i besuar. Më vjen keq që prokurori mendon se Alda Klosi i ka dhënë 500 mijë euro pastrueses. Prokuroria përdor si deklarim vetëm atë që thotë Rozeta Dobi.  Telefonin nuk ia ka sekuestruar.’- u shpreh Muho.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *