12 plumba mbi xhamin e makinës së Mond Çekiçit, dalin pamjet e ML-së të bërë ‘shoshë’

Durrësi u trondit sot nga një ngjarje mafioze, ku mbeti i vdekur Edmond Çekiçi, anëtari i bandës së Durrësit. Pamjet nga vendngjarja tregojnë derën e përparme nga ana e pasagjerit të bërë ‘shoshë’ nga plumbat, ndërsa dyshohet se në drejtim të mjetit tip ‘Benz’ fuoristradë është qëlluar me breshëri automatiku.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. “Mond Çekiçi” udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin. Pas këqyrjes nga ana e ekspertëve hetimore brenda mjetit, ky i fundit pritet që të transportohet nga vendi i ngjarjes.

Ka qenë motra e viktimës ajo që ka identifikuar Koçin, që ndodhej jashtë makinës, ndërsa në skenën e kriimit dëgjohet ende e qara e saj. Pas ngjarjes, autorët e krimit janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tirane, i cili është braktisur dhe djegur nga autoret në Katund Sukth, Durrës.

Benz-i i Edmond Çekiçit i bërë shoshë nga plumbat,

Benz-i i Edmond Çekiçit i bërë shoshë nga plumbat,

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *