Zyrtarizimi çështje orësh, De Ligt mbërrin në Mynih dhe kryen vizitat mjekësore

Edhe pse zyrtarizimi ende nuk ka mbërritur, Mathijs De Ligt mund të thuhet se është futbollisti i ri i Bayern Munchen. Mbrojtësi holandez ka kryer vizitat mjekësore dhe do të hedhë menjëherë “të zezën në të bardhë” në kontratën e tij.

22-vjeçari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare teksa do ta mbajë të lidhur në Mynih për të paktën deri më 30 qershor 2027. Menjëherë pas firmës në kontratë, ish-lojtari i Juventusit do të fluturojë me destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu bashkuar shokëve të rinj të skuadrës.

Ai do të vendoset menjëherë në dispozicion të trajnerit Julian Nagelsmann. Holandezi do të përfitojë një pagë stratosferike me Bayern, teksa do të paguhet 10 milionë euro në sezon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *