ZYRTARE/ Ja si do jetë fleta e votimit në 12 qarqet e vendit! Bindjes Demokratike i ndryshohet për të disatën herë logoja

Tashmë është gjithçka gati! Ka mbetur vetëm printimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar pasditen e kësaj të hëne se si do të duket fleta e votimit në 12 qarqet e vendit. Fleta e votimit do të jetë me përmasa të njëjta, por ajo që ndryshon nga qarku në qark është madhësia e shkrimit, kjo në varësi të numrit të kandidatëve që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Sikurse shihet, fleta e votimit do të jetë me numra, pas vendimit final të marrë ditën e  djeshme nga Kolegjin Zgjedhor!  12 partitë janë të renditura si rezultat i shortit të hedhur më parë në KQZ, ku logoja e secilës prej tyre qëndron në fillim të rreshtit dhe më pas vjen numri i kandidatëve nga 1-36, siç është për qarkun e Tiranës, por që ndryshon nga qarku në qark.

Ajo që vihet re është se ka ndryshim në logon e partisë Bindja Demokratike, pas ankimit të Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor me argumentin se është e ngjashme me logon e tyre. Nisur nga kjo, në fund Kolegji i dha të drejtë PD-së duke i ndryshuar logon Bindjes Demokratike, edhe pse përfaqësuesi i saj, Fabjan Topollaj nuk ishte aspak dakord me të.

Fleta e votimit tashmë do t’i dërgohet kompanisë sllovene e cila ka fituar tenderin për të bërë printimin brenda afatit të parashikuar në kontratë, pra 10 ditë, fakt të cilin e konfirmoi sot edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Fleta e votimit deri në mbërritjen në këtë fazë përfundimtare është shoqëruar me shumë ndryshime dhe debate mes partive politike. Partia Socialiste kërkonte një fletë me numra, nga ana tjetër Partia Demokratike e donte me emra, sipas së cilës reflektonin listat e hapura. Komisioni Rregullator shpalli moskompetencën për miratimin e saj dhe iu la në dorë Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi. Ai zgjodhi fletën e votimit me emra në versionin horizontal, por duke i lënë të pakënaqura dy forcat politike në vend, të cilët e ankimuan në Kolegjin Zgjedhor. Ky i fundit, mori vendimin final për caktimin e një flete votimi me numra në formatin vertikal.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *