Zjarri tek Sarajet, Veliaj: Kamerat kanë filmuar zjarrvënësin! Monumenti Kulturor do të ruhet 24 orë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për zjarrin që përfshiu mbrëmjen e kaluar monumentin e kulturës në qendër të kryeqytetit, e njohur si Sarajet.

Veliaj shkruan se zjarrvënia është e qëllimshme dhe se kamerat kanë filmuar zjarrvënësin. Sipas tij, kanë qenë policët bashkiakë që kanë njoftuar sallën operative. Ai thotë se ka biseduar me kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar dhe se nga sot ka nisur regjimi 24 orë roje.

POSTIMI I VELIAJT

“1. Mbreme ne oren 23h49 @policia_bashkia prane AMK – po, ata qe sulmonte Presidenti – kane njoftuar sallen operative per zjarrvenie prane Monumentit te Kultures njohur gjeresisht si Sarajet. Ne pak minuta zjarrfikesit e @CityOfTirana kane shuar zjarrin e qellimte ne 2 vatra ?
2. Ne dallim nga shume objekte per te cilat behet zhurme pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti Sarajet ESHTE monument kulture. Dje, nen stilin e Shkolles Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme qe pronaret te ndalojne shpronesimin.
3. Kamerat e sigurise kane kapur zjarrvenesin teksa largohet perballe Torre Drin, @PoliciaeShtetit po punon per ta çuar ne pranga. Por zjarrvenesit e vertete jane porositesit – edhe per keta nuk do kete meshire. Politikane qe diten merakosen per lodrat, e naten zjarrin qytetit!
4. Ne mesnate bisedova me KM @ediramaal i cili ka autorizuar shpronesimin e pershpejtuar per Sarajet si nje nga aktet e para te qeverise se re. Ta harrojne qe aty do kete ndertim, e ta harrojne qe aty do kete zjarr gjer sa te behet shpronesimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje!”, shkruan Veliaj në Twitter.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *