Zjarr në spitalin grek në Stamboll, evakuohen pacientët

Një spital grek në Valoukli në Stamboll është përfshirë nga flakët pas shpërthimit të një zjarri dhe për pasojë është evakuuar.

Mediat turke raportojnë se sapo është vënë re zjarri, është tentuar të evakuohen pacientët duke i mbajtur në krahë për t’u larguar nga flakët qoftë në karrige me rrota, qoftë në krahët e zjarrfikësve.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse. Punonjësit shëndetësorë, zjarrfikëset, punonjësit e policisë dhe qytetarë kanë nxjerrë të moshuarit nga spitali me barela dhe karroca. Pacientët u dërguan në spitale të tjera të rajonit, ndërkohë që policia mori masa të gjera sigurie në zonë, ekipet shëndetësore kanë ndërhyrë tek qytetarët e prekur nga tymi për shkak të zjarrit.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit njoftoi se pacientët u evakuuan në spitale të tjera. Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya tha se shkaku i zjarrit aktualisht nuk dihet dhe se gjithsej 104 pacientë u evakuuan.

Tymi i shkaktuar nga zjarri në ndërtesën historike u pa nga shumë lagje të Stambollit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *