Zjarr në afërsi të konvikteve të studentëve në Korçë, panik tek kalimtarët dhe banorët

Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të konvikteve të studentëve të universitetit të Korçës. Mësohet se është përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët.

Flakët kanë shkuar deri në afërsi të ish-pishinave të këtij qyteti duke shkaktuar panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës përreth kompleksit sportiv.

Shërbimi zjarrfikës kanë arritur të ndërhyjnë në kohë dhe të shuajnë zjarrin pa u përshkallëzuar duke shmangur kështu dëmet e mundshme që mund të sillte. Policia në vendngjarje ka mbërritur menjëherë dhe dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *