Zgjedhjet vendore 2023/ Ja kryebashkiakët që do të rikandidojnë

Ethet elektorale kanë filluar të ‘ndezin’ motorin e kandidatëve të cilët do të garojnë në zgjedhjet vendore 2023.

Kryeministri Edi Rama deri më tani ka konfirmuar për një mandat të tretë në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ndërsa pritet që në bashkinë e Lezhës të konfirmohet Pjerin Ndreu.

Burime për median bëjnë me dije se në bashkinë e Shijakut do të rikandidojë  Elton Arbana, ku i rikonfirmar është edhe Rahim Spahiu në krye të Dibrës.

Mësohet se Rama do të ketë një takim dy ditor me kryebashkiakët në qytetin e Durrësit, në datat 7 e 8 tetor ku në fokus do të jenë zgjedhjet vendore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *