Zgjedhjet lokale/ Nis sot shqyrtimi i kërkesave të partive në KQZ

Ditën e sotme në orën 11:00 do të nisë mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shqyrtimin e kërkesave të forcave politike për regjistrim në zgjedhjet e 14 Majit.

Për sa i përket Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste pritet që kërkesat e tyre të shqyrtohet në ditët në vijim. Çështja më komplekse është ajo e të djathtëve.

Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ dy kërkesa për regjistrim, një kërkesë që mban firmën e Sali Berishës dhe një tjetër që mban firmën e Enkelejd Alibeajt.

KQZ do të marrë vendim se cilën palë do të regjistrojë. Në rendin e ditës në KQZ është një projektvendim për caktimin e numrit të kandidatëve në listat zgjedhore për çdo zonë zgjedhore për subjektet politike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *