“Zëre se drekova me Bashën”, Rama tregon për takimin me Albin Kurtin: Shkoi shkëlqyeshëm

Kryeministri Rama ka folur rreth vizitës së Albin Kurtit dhe kandidimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Kreu i qeverisë tha se kjo ishte dreka e vetme që ka ngrënë me një opozitar.

“Në pamundësi për të bërë një drekë me Lulin, e bëra me Albinin. Hëngra drekë me Albinin, hëngra drekë me opozitën. Kalova shumë mirë. Nuk dua ta diskutoj më shumë këtë gjë. Meqenëse me Bashën nuk kam drekuar kurrë, së paku drekova me një opozitar. Nuk e bëra për Lulin e bëra për Albinin dhe shkoi shkëlqyeshëm.”, tha Rama.

Partia e Albin Kurtit shënoi fitore të zgjedhjeve në Kosovë me numër rekord votash, që u mbajtën në 14 shkurt 2021. Kurti është një emër i njohur në skenën politike të Kosovës, të paktën në dy dekadat e fundit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *