Zbulohet “Toka tjetër”, 31 vite dritë larg nesh

Një tjetër “sozi” e planetit tonë Tokës, është zbuluar në hapësirë dhe ndodhet 31 vite dritë larg në drejtim të yjësisë Cygnus. Ajo quhet Wolf 1069 b dhe mund të jetë e banueshme. Ka një anë të ndriçuar vazhdimisht dhe një anë tjetë vazhdimisht të errët, si Hëna. Planeti i ri renditet i gjashti, për nga largësia nga ne, midis atyre me masë tokësore potencialisht të banueshme.

Wolf 1069 b ka një temperaturë mesatare prej -23 gradësh, çka tregon se është një trup shkëmbor dhe një orbitë që zgjat rreth 15 ditë. Kjo është arsyeja pse ai mund të jetë i banueshëm. Nëse do të kishte edhe një atmosferë, autorët e studimit vlerësuan se temperatura mund të rritet deri në 13 gradë, duke lejuar që uji i lëngshëm të ekzistojë në një zonë të madhe.

Ndodhet shumë afër yllit të tij, Wolf 1069, por pavarësisht kësaj merr vetëm rreth 65% të energjisë që Toka merr nga Dielli. Kjo sepse ylli i vogël i kuq është shumë më i dobët dhe më i ftohtë se Dielli ynë.

Zbulimi u bë nga një grup studiuesish të Institutit Gjerman Max Planck për Astronomi (MPIA) në Heidelberg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *