Autobusi me nxënës përplaset me makinën, nuk raportohen të lënduar

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë, ku një autobus me nxënës shkolle është përplasur me një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesa e Mimojës”.

Nxënësit e shkollës do të zhvillonin një ekskursion në qytetin e Gjirokastrës. Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit për të cilin paraprakisht dyshon se ka ardhur si pasojë e lagëshitsë në rrugë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *