Zarf i bardhë/ Çfarë iu komunikua banorëve?

Tre finalistët Efi, Luiz dhe Dea kishin një mision. Me kushtin që çmimi i madh të shkonte 80.000 mijë euro, ata duhet të bindin një nga banorët në televotim për finalen, të hiqte dorë nga gara. Efi e nisi nga Qetësori dhe ja arriti me sukses. Ditën e sotme, Qetësori komunikoi vendimin e tij për të lënë shtëpinë e BBV, të shtunën.

Por pak minuta më parë, një zarf i bardhë u fut në shtëpi nëpërmjet së cilit banorëve i’u komunikua misioni i tre finalistëve. Me kërkesën e Qetsorit për t’u tërhequr, misioni u konsiderua i kryer me sukses.

Qetësori u habit dhe u shpreh se do t’i qëndrojë fjalës së tij por pas sqarimit nga Luizi se e gjitha ishte një mision, ai tha se do të vazhdojë garën për të qënë finalisti i katërt i Big Brother.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *