Xhemi Shehu apo Fjoralba Ponari? Më në fund, Salsano i përgjigjet pyetjes që e ‘përndjek’ kudo

Aktori i humorit Salsano Rapi është gjendur në një situatë të vështirë, ku i duhej të zgjidhte mes moderatoreve me të cilat prezanton “Portokalli”, Fjoralba Ponarit dhe Xhemi Shehut.

Salsano dha një intervistë për “Breaking”, ku në një rubrikë të programit u përball me disa pyetje të shpejta. Mes të tjerash moderatorja e pyeti Salsanon se kë zgjedh mes Fjoralba Ponarit dhe Xhemi Shehu. Në përgjigjen e tij Salsano tha se kjo është një pyetje që i bëhet gjithmonë, ndërsa shtoi se: “Të dyja janë shumë të mira”.

Kujtojmë se disa kohë më parë, i’u bë e njëjta pyetje gjatë një loje të realizuar në “E Diell”, por aktori zgjodhi të përgjigjet.

“Zgjidh vajzën me të cilën do të doje gjithmonë të moderoje “Portokalli” mes Eneda Tarifës, Fjoralba Ponarit dhe Xhemi Shehut?”- ishte pyetja që iu drejtua aktorit të humorit nga Nevina Shtylla. Pavarësisht se pas tij ndodheshin miqtë e moderatores Fjoralba Ponari duke i thënë emrin e saj, Salsano vendosi të zgjedhë Xhemi Shehun.

“Fjoralbën… e dua shumë sigurisht që është partnere shumë mirë por unë e kam deklaruar që dashurinë për të prezantuar unë e kam me Xhemi Shehun”- tha Salsano.

Këtë vit Xhemi është rikthyer pas një pauze të gjatë në ekran, si moderatore e “Portokalli”. Xhemi u rikthye jo vetëm krah Salsanos por edhe krah moderatores Fjoralba Ponari. E pyetur për bashkëpunimin me këtë të fundit, moderatorja tha se mes tyre nuk ka asnjë rivalitet dhe se është me fat që moderon krah saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *