Vrau fqinjën dhe e hodhi në kanal/ Rrëfehet vrasësi: Më kishte 60 mijë lekë borxh, pasi më doli pija kuptova se çfarë kisha bërë

Autori i vrasjes së 63-vjeçares Fatime Suli, në Kozare të Kuçovës ka dhëë shkaqe absurde për vrasjen dhe ka zbuluar detaje nga ngjarja.

Ai ka deklaruar në polici se viktima i kishte atij 60 mijë lekë (të vjetra) borxh, si rezultat i mbarështimit të bagëtive. Sipas Marrës, i gjithë fshati i mbarështonte tufat e dhive me 3 cjapet e tij të racës dhe për çdo mbarështim i paguanin atij 5 000 lekë (të vjetra).

Fetah Marra u shpreh se kishte qenë i pirë në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe se nuk e kishte kuptuar fillimisht që gruaja kishte mbetur pa jetë.

“Fatimeja më kishte 60 000 mijë lekë (të vjetra) nga mbarështimi i tufës së saj dhe unë shkova për t’ja kërkuar. Kur shkova atje e pashë shumë afër duke biseduar me një bari tjetër, Izetin, dhe u largova. U ktheva përsëri 1-orë më vonë, isha i pirë dhe pasi e pashë vetëm iu afrova dhe i kërkova lekët. Ajo filloi të bërtiste e të më gjuante me gurë dhe unë e kapa nga prapa në fyt dhe e shtrëngova. Pas disa sekondash ajo ra në tokë pa ndjenja. E shkunda disa herë dhe kur e pashë që nuk po merrte frymë e kuptova që kishte vdekur. Nga frika se mos me zbulonin, e tërhoqa zvarrë disa metra për ta hedhur në një kanal në afërsi të serave të saj dhe e mbulova mirë me gjethe e rrozga, duke shpresuar që do ta gjenin me vonesë dhe nuk do më fajësonin mua. U largova me vrap mes për mes tokave dhe shkova në shtëpi, kur më doli pija dhe po kujtohesha as vetë nuk e besova që e gjithë kjo kishte ndodhur me të vërtetë deri në momentin që erdhi policia dhe më morën me furgon”-, mësohet se ka thënë në dëshminë e tij në polici vrasësi Fetah Marra.

Në lidhje me faktin se gruaja u gjet e zhveshur nga mesi e poshtë dhe akuzat e hedhura se ai mund të kishte dashur të abuzonte me të, mësohet se Marra ka deklaruar se ai nuk ka dashur asnjëherë të abuzojë me viktimën dhe se tutat ju hoqëm në momentin kur po e tërhiqte zvarrë për ta hedhur në kanal.

Burime brenda DVP Berat konfirmojnë se përveç Marrës, në polici u shoqëruan atë natë edhe 4 barinj të tjerë, dy prej të cilëve kishin dëshmuar se e kishin parë Marrën duke ikur me vrap dhe i trembur përmes tokave, por asnjë prej tyre nuk kishte qenë dëshmitar në momentin e konfliktit mes autorit dhe viktimës. Të njëjtat burime konfirmojnë se vrasësi Fetah Marra ka deklaruar në polici, në lidhje me statusin e tij, se ka qenë 4 herë i martuar me celebrim dhe gratë e kishin divorcuar sepse kur pinte raki ushtronte dhunë mbi to.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *