Vrau biznesmenin në Itali/ Arrestohet 48-vjeçari shqiptar

Ditën e sotme janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë, në Firence të Italisë. Mësohet se viktima është një tregtar 50 vjeçar, Tommaso Dini, i cili ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra. Viktima ishte goditur me thikë në rrugë nga një mosmarrëveshje me një shtetas shqiptar, në Piazza Piave, rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës mbrëma.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve mes të dyve që ishin pjekur më parë në vendin e punës. Ndërkohë që për krimin është arrestuar 48-vjeçari shqiptar, një murator dhe ortak i një kompanie ndërtimi së bashku me vëllain e tij./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *