Vrasja në sheshxhirim, dalin zhvillime të reja/ Autoritetet sekuestrojnë telefonin e Alec Baldwin

Një urdhër është lëshuar për sekuestrimin e telefonit të Alec Baldwwin pas të shtënave fatale ku qëlloi për vdekje Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit Rust. Urdhri u lëshua nga një gjykatë në Santa Fe, New Mexico, shteti ku po xhirohej filmi.

Autoritetet kërkojnë akses në mesazhet e shkëmbyera mes Baldwin dhe një personi të paidentifikuar. Javën e kaluar, në intervistën e tij të parë televizive që nga aksidenti, Baldwin tha se nuk e kishte tërhequr këmbëzën e armës.

Alec Baldwin shpërthen në lot ndërsa merr pjesë në intervistën e tij të parë që kur Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në një set filmi.  Foto: ABC

“Epo këmbëza nuk u tërhoq, unë nuk e tërhoqa këmbëzën…”Jo, jo, jo, jo, jo, unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe do t’i tërhiqja këmbëzën, kurrë.”

Hutchins u qëllua për vdekje më 21 tetor gjatë xhirimeve të një skene në një kishë.  Nga të shtënat mbeti i plagosur dhe regjisori Joel Souza.

Urdhër kërkimi i lëshuar nga shteti i New Mexico

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *