Vrasja e Caroline Crouch/ Krijohet identiteti i një prej autorëve, shqiptar me flokë biond

Policia greke vazhdon hetimet për vrasjen tragjike e nënës britanike në Glyka Nera, në Greqi. Një çështje e cila ka rezultuar shumë komplekse dhe rrethanat vijojnë të jenë të paqarta. Çdo detaj është i rëndësishëm për të arritur në kapjen e autorëve. Ditën e sotme, mediat greke duken se janë të bindura se një nga anëtarët e bandës është shqiptar.

Identiteti i tij është ndërtuar në bazë të dëshmisë së bashkëshortit të së ndjerës, pilotit 32-vjeçar Haralambos Anagnostopoulos. Sipas përshkrimit  bëhet fjalë për një shqiptar, biond, rreth 40 vjeç, të shkurtër dhe të mbushur në trup. Kjo teori mbështetet edhe nga piloti, i cili dëgjoi disa gjuhë të ndryshme, duke dalë në përfundimin se ata që i hynë në shtëpi dhe i vranë gruan, ishin shqiptarë.

“Ai i urren gratë, të cilat i keqtrajton barbarisht dhe madje nuk heziton as të kryejë krim ndaj tyre,”- shkruajnë mediat greke. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me shqiptarin, për të cilin i vetmi informacion në dispozicion është së ai thirret me nofkën “Xhoni”.

Ndërkaq në shtëpi është gjetur një gjurmë këpuce, shumë pranë dritares nga ku hynë grabitësit. Deri më tani është bërë me dije se ajo lloj këpuce përdoret nga alpinistët, pasi janë elastike dhe të lehta.

Me identifikimin e autorëve, pritet që të bëhet edhe arrestimi i bandës që disa javë më parë hyri në banesën e çiftit për të grabitur dhe i morën jetën të resë. E gjithë skena ndodhi para bashkëshortit dhe vajzës së tyre të mitur, vetëm 11 muajshe. Ndërsa autorët u larguan me 15 mijë euro.

‘Përmbledhje e provave e gjetura deri tani nga Policia’

Në fillim të hetimeve, një nga shqetësime kryesore të oficerëve të policisë ishte vështirësia për të mbledhur provat. Në fakt, në skenën e krimit nuk u gjet asnjë shenjë e ADN-së të autorëve, si për shembull flokë apo ndonjë shenjë në trupin e viktimës. E vetmja provë e ADN-së e cila u gjend, ishte në shiritin izolues dhe i përkiste pilotit Anagnostopoulos. Ky i fundit deklaroi se ua dha autorëve nën kërcënimin e një arme pasi ata nuk kishin me vete. Më tej kriminelët i lidhën me një litar, duart dhe këmbët në pozicion embrional, si dhe i kanë mbuluar qafën, hundën dhe sytë me ngjitëse. Mënyra se si piloti u zgidh nga litarët për policinë mbetet akoma një mister.

Elementi i dytë shqetësues është edhe fakti se fillimisht, asnjë kamera nuk regjistroi autorët që po vinin ose në momentin kur po dilnin. Është e çuditshme që kamerat e një kompanie aty pranë nuk funksiononin, ndërsa në një shtëpi tjetër, qiramarrësit që ishin larguar, kishin hequr kamerat që kishin. Ndërkaq të vetmet pamje filmike të siguruara nga efektivët janë ato të një kamera që ndodhej pranë shtëpisë ku ndodhi krimi, e cila ka regjistruar një makinë të errët që ishte në këtë rrugë, dhe që kthehet pas dy orësh sërish në të njejtën vend dhe zhduket shpejt.

Gjithashtu në vëmendje të autoriteteve greke është edhe gruaja që u paraqit si psikologia e 20-vjeçares Eleni Mylonopoulou. Kompania e Këshillimit Grek, Hellenic Counselling Company, përmes një njoftimi ka deklaruar se “Znj. Mylonopoulou nuk ishte dhe nuk është anëtare e Shoqatës Greke të Këshillimit dhe, për këtë arsye, ajo nuk mund ta quajë veten një Konsulente e Shëndetit Mendor. Eleni Mylonopoulou, e cila përmendet si psikologe e Caroline, “nuk ka as një diplomë dhe as licencë për të praktikuar”, tha Vasso Boukouvalas, president i Psikologëve Grekë.

Me sa duket mbeten ende shumë elementë për tu qartësuar për sa i përket vrasjes së Caroline Crouch dhe deri në një përfundim final të hetimeve asgjë nuk është e vendosur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *